Marrëveshje me Bankën Botërore për 70 milion euro për rrugë lokale

Marrëveshje me Bankën Botërore me të cilën sigurohen 70 milion euro për rehabilitim , rikonstruim dhe mbindërtim të 450 kilometra rrugë lokale në 80 komuna të vendit, nënshkruajtën ministrja e Financave Nina Angelovska dhe drejtori i Zyrës së Bankës Botërore Marko Mantovaneli, kumtoi Ministria e Financave.

“Çdo denarë i investuar në infrastrukturë katërfish kthehet: nxitet transporti, tregtia, turizmi dhe njëherit sigurohen kushte më të mira për jetë të qytetarëve. Përmes këtij projekti do të sigurohen mjete me të cilat do të përmirësohet infrastruktura lokale në mbarë vendin. Projekti është pjesë e Korrnizës katërvjeçare për bashkëpunim me Bankën Botërore në vlerë prej 420 milion euro, i cili përfshin investime në infrastrukturë, projekte për investime në kaitalin njerëzor, qëndrueshmëri fiskale dhe qëndrueshmëri e mjedisit jetësor”, potencon ministrja Angelovska.

Ministria resore citon se mjetet sigurohen nën kushte jashtëzakonisht të volitshme, me afat të pagesës prej 15 viteve dhe grejs-periudhë prej pesë viteve dhe shkallë të interesit gjashtëmujore EURIBOR të rritur për periudhë fikse, me çka tani shkalla e interesit arrin 0,15 për qind.

Në Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve tashmë është formuar njësi projektuese për zbatimin e projektit, deri te e cila komunat mund të dorëzojnë projekte.