Në spitalin “8 Shtatori” prej nesër në funksionim laboratoria e re mikrobiologjike

Në ISHP Spitalin e përgjithshëm të qytetit “8 Shtatori” prej nesër do të funksionojë laboratoria e re për mikrobiologji, në të cilën do të bëhen të gjitha hulumtimet e nevojshme bakteriologjike dhe virusologjike, ndërsa në kohën më të afërt edhe hulumtime bashkëkohore gjenetike.

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe tha se me hapjen e laboratorisë së re shërbimi do të jetë më afër pacientëve, përkatësisht deri te të gjithë qytetarët të cilët vijnë në këtë institucion.

Filipçe paralajmëroi se vitin e ardhshëm kanë plan edhe disa aktivitete, të cilat, siç tha, tërhiqen shumë vjet, ndërsa kanë të bëjnë me infrastrukturën e vjetëruar dhe për shkak të asaj nga fillimi i vitit 2020 planifikojnë aksion të madh për përmirësimin infrastrukturor të të gjitha spitaleve të përgjithshme, shtëpive shëndetësore dhe klinikave aty ku nevojitet në korrnizat e sistemit shëndetësor publik.

Drejtori i ISHP “8 Shtatori”, Hristijan Kostov tha se laboratoria e re do të vendoset në hapësirat e laboratorisë së mëparshme Galen dhe ato hapësira janë renovuar dhe në mënyrë funksionale janë pajisur me pajisje të re, me çka mundësohet funksionim adekuat i kësaj laboratorie mikrobiologjike.

Mikrobiologia specialiste në spitalin “8 Shtatori”, Andrijana Shumanovska, tha se laboratoria është pajisur me mjete më bashkëkohore për funksionim, në fillim do të mundësohen të gjitha hulumtimet bakteriologjike, ndërsa në të ardhmen do të punohet edhe në hulumtimet molekulare dhe virusologjike, si dhe hulumtimet më të reja gjenetike që mund të punohen në vetë laboratorinë.