Lidhur ne pohimin e presidentes Gordana Siljanovska se ndryshimi i Kushtetutes nuk varet nga presidenti, shkenctari bullgar respektivisht profesori i Historisë prof.Spas Tashev nga Akademia Bullgare e Shkencave, thotë se eurointegrimet janë prioritet nacional dhe se presidenti i shtetit i ndikimi jashtëzakonisht të madh, por sipas tij, “Siljanovska me qéllim e shmang këtë temë me Bullgarinë”, raporton “vestimak.mi”, transmeton gazeta Lajm.
Gjatë vizitës së ministrit të Jadhtë maqedonase në Sofje, Bullgari, kohë më parë, Timço Mucunski shprehu pozitë të moderuar, por sipas profesorit bullgar Tashev, në deklaratat e Mucunskit megjithatë kishte dozë provokimi.
Akademiku bullgar e hodhi poshtë tezën e Shkupit zyrtar se konflikti (kontesti) është bilateral dhe se nuk duhet t’i pengojé negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian (BE).
Prof. Tashev kujtoi se nga viti 2022 e këndej, kontesti tanimë është ndërmjetë Maqedonisë së Veriut dhe BE-së, sepse pyetjet qartë ishin përfshirë në Propozimin francez, që u mbështet nga 27 anëtaret e Bashkimit Evropian.
“Shkupi përdorë frazeologji proevropiane me veprime antievropiane. Ata kanë frikë t’i tregojnë qytetarëve se realisht nuk janë duke punuar për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Ata nuk duan që Shkupi të bëhet anëtare e BE-së, por duan të bëhet pjesë e “Botë Serbe” (Srpski Svet)” ka deklaruar për “vestimak.mk”, akademiku bullgar Spas Tashev.



