Filipçe: Nuk është e vërtetë se mbi 400 mjekë të rinj janë larguar nga Maqedonia e Veriut

Ministri i shëndetësisë Venko Filipçe, ka demantuar se mbi 400 mjekë të rinj e kanë braktisur vendin, pasi Asociacioni i mjekëve të rinj doli me pohime të tilla, ditë më parë.
“Pasi doli ky informacion në opinion ne i kontrolluam të dhënat dhe numrat. Nuk e di nëse bëhet fjalë për informacion të rrejshëm apo dikush ka dashur të bëj spin me informacionin, por në Odën e Mjekësve janë lëshuar vetëm 160 vërtetime për largim jashtë vendit, ndërsa kjo ju duhet mjekëve të rinj ose mjekëve me përvojë të cilët shkojnë të punojnë qoftë edhe përkohësisht, për shkak se pa atë vërtetim nuk mund të nostrifikojnë dokumentet në cilin do shtet”, ka thënë Filipçe.