LSDM: Mickoski është i paaftë

LSDM-ja e ka quajtur të paaftë kryetarin e VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, për të cilin ka thënë se nuk di ta drejtoj shtetin.

“Mickoski është i paaftë, ai nuk mund t’i rrisë pagat, ai nuk mund t’i fitojë zgjedhjet. Qytetarët e kujtojnë Hristijan Mickoskin, ekzekutorin e Nikolla Gruevski, pas udhëheqjes së papërgjegjshme dhe joekonomike derisa e ka udhëhequr kompaninë më të madhe energjetike në shtet.

Duke mos mbajtur llogari për arkën shtetërore, në janar të vitit 2017 Mickoski ka blerë 58.992 megavatë orë energji elektrike për të cilat çmimi më i lirë ka qenë 52.85 euro, ndërsa më e larta 240 euro për megavat orë.

Vetëm në periudhën nga 8 deri më 23 janar, si drejtor, ka blerë rrymë të shtrenjtë importuese në vlerë prej 5,6 milionë euro, mjete të cilat nuk do të shpenzoheshin nëse do të punohej me përgjegjësi në ven në mënyrë kriminale”, thuhet mes tjerash në komunikatën e LSDM-së.

Ata gjithashtu thonë se Mickoski pikërisht në vitin 2017 nuk ka lejuar prodhimtari të palejuar të energjisë me çka e ka detyruar kompaninë të importojë rrymë të shtrenjtë.

Nga LSDM shprehen se qytetarët tanimë e dinë politikën e Mickoskit dhe se më 12 prill qytetarët do ta thonë fjalën e fundit kundër VMRO-DPMNE-së.

“Ajo që e bën drejtor më të keq dhe më pak përgjegjës janë faktet se personalisht Mickoski në vitin 2017 nuk ka lejuar prodhimtari të palejuar të energjisë me çka e ka detyruar kompaninë të importojë rrymë të shtrenjtë, si dhe ajo se ka blerë rrymë sot për sot që është modeli më i shtrenjtë, në vend që të furnizojë energji elektrike për periudhë më të gjatë me çka do të ulej çmimi i rrymës importuese. Pse e ka bërë këtë e din vetë Mickoski.

Nëse Mickoski ka demonstruar sjellje joserioze dhe shpenzime të kota të parave, atëherë nuk ka të drejtë të flasë dhe të premtojë rritje të pagave, sepse nuk din të rrisë paga.

Qytetarët tani më e kanë njohur politikën manipulatore të Mickoskit dhe VMRO-DPMNE-së dhe mjaftë kanë dëgjuar për gënjeshtrat e tyre. Qytetarët fjalën e fundit kundër partisë regjim-kriminel do ta tregojnë më 12 prill.”, thuhet në kuntesën e LSDM-së.