Dogana zbulon mashtrimin: 2,8 tonë kripë e pajodizuar tentuan të futen në Maqedoni si kripë industriale!

Drejtoria e Doganave ka parandaluar importin e paligjshëm të 2,8 tonëve kripë të pajodizuar, të deklaruar në dokumentacion si kripë industriale.

Importuesi, një kompani që merret me prodhimin e ushqimeve, kishte deklaruar se kripa do të përdorej për qëllime industriale, por kontrollet zbuluan mospërputhje me dokumentacionin.

Sipas ligjit, kripa për konsum ushqimor duhet të jetë e jodizuar. E gjithë sasia është asgjësuar në deponinë Drislla, me vendim të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, ndërsa ndaj të dyshuarve ka nisur procedurë përkatëse.