Komuna e Strugës ka paralajmëruar se nga java e ardhshme nis arkëtimi i detyrueshëm i taksave komunale të papaguara për vitet 2024 dhe 2025.
Qytetarët dhe bizneset që kanë borxhe duhet t’i shlyejnë detyrimet për të shmangur kamatat dhe shpenzimet e noterëve e përmbaruesve.
Paralajmërimet e publikuara konsiderohen të dorëzuara edhe nëse nuk janë pranuar personalisht. Procedura e arkëtimit nis pas skadimit të afatit ligjor prej 10 ditësh.





