Aksion antidrogë në Strugë: Bastisje me urdhër gjykate në Frëngovë, arrestohet 47-vjeçari!

Një 47-vjeçar nga fshati Frëngovë i Strugës është arrestuar më 19 nëntor, pasi policia gjatë një bastisjeje ka zbuluar substancë të bardhë në formë pluhuri, e dyshuar si drogë.

Aksioni është realizuar nga policia e Strugës, në bashkëpunim me Policinë Kriminalistike të MPB-së, në bazë të një urdhri për kontroll të lëshuar nga Gjykata Themelore e Strugës.

Një sasi tjetër e substancës është gjetur gjatë kontrollit personal të të dyshuarit. Materiali është sekuestruar, ndërsa pas dokumentimit të rastit pritet kallëzim përkatës.