Ky është i riu nga Tetova që vdiq sot nga aksidenti i rëndë (FOTO)

TetovaSot ka siguruar edhe foton e të riut 19 vjeçar Bojan Smilevski nga Saraçina e Tetovës, i cili sot vdiq nga plagët e marra nga aksidenti i rëndë që ndodhi të enjten në rrugën e vjetër Tetovë – Zhelinë.
Ai iu nënshtrua plagëve dhe vdiq në Klinikën e Shkupit, i cili ishte dërguar në spital menjëherë pas aksidentit.
Policia e Tetovës informoi të enjten se në aksident trafiku janë përfshirë dy automjete, edhe atë në mes një kamioni transportues i tipit “Mercedes” me targa të Tetovës drejtuar nga 48 vjeçari H,A nga Reçica e Madhe dhe automjeti tjetër i tipit Opel Corsa.
Tani më i ndjeri ishte pasagjer i automjetit “Opel Corsa” i plagosur ishte edhe shoku i tij Martin Boskoski, i lindur në vitin 2001, gjithashtu nga Saraçina.
Ky është i riu Bojan Smilevski nga Saraçina e Tetovës.