I akuzuari Toni Trajkovski në rastin “TNT”, përsëri mungon në gjykatë

I akuzuari Toni Trajkovski në rastin “TNT”, përsëri mungon në gjykatë. Avokati i tij Jovica Strashevski mungesën e tij e arsyetoi duke thënë se gjendja e tij shëndetësore nuk e lejon që të vijë në gjykatë. Ndërkaq, për ta vërtetuar gjendjen shëndetësore të Trajkovskit, në gjykatë ishte thirrur doktor Viktorija Vujoviq. Mirëpo deklaratën e saj nuk do ta dëgjojnë gazetarët, pasi gjykatësi Ognen Stavrev kërkoi përjashtimin e tyre derisa Vujoviq jep dëshminë. Toni Trajkovski, muajin e kaluar siç bëri të ditur mbrojtja e tij, u sulmua fizikisht nga disa persona të panjohur, gjatë kohës kur kishte dalur për të shëtitur në park. Pas dëshmisë së saj gjykatësi i kërkoi ndjesë gazetarëve për përjashtimin e tyre, mirëpo siç theksoi kjo është në pajtim me ligjin dhe nuk mund të punoj në kundërshtim me të. Vetëm shkurt tregoi se Trajkovski ka disa probleme shëndetësore dhe seanca e radhës do të vazhdoj më 6 shkurt. /SHENJA/