Kulturës i nevojitet një rifillim i mbarë!

Reagim- (Inspiruar nga kolegu im kosovar Jetullah Beqiri)

Duke percjellur situaten e krijuar gjithandej botës me pandeminë situata ka reflektuar anomali te sfera e kultures në pergjithesi dhe deshprim te thelle tek artistet në vecanti!
Pamundësia e zhvillimit të shumë aktiviteteve të planifikuara artistike, ka bërë që kjo sfere të kufizohet edhe në aspektin e krijimtarisë artistike. Duke u bazuar në gjendjen aktuale dhe fillimin e lehtësimit të masave mbrojtëse, hapjen e restoranteve çerdheve kopshteve per femije, veprimtarive sportive etj. Kerkojme prej institucioneve shendetesore qeverise se R.Maqedonise se Veriut që të marrin masa për krijimin e kushteve për fillimin e veprimtarive artistike.
Artistët kërkojnë që të fillojnë të zhvillojnë veprimtaritë e tyre për zhvillimin e provave e përgatitjeve të nevojshme artistike.
Besojmë se Ministria e Kulturës ne Maqedoni te ndjek shtetet tjera dhe me shum pergjegjesi ta shqyrtoj kërkesën tonë duke krijuar mundesi per një rifillim të mbarë!
Shpresojmë se së shpejti do të kemi mundësi t’ju kthehemi sallave, skenave të festivaleve dhe mbi të gjitha publikut që e pret me padurim rikthimin e artistëve në skenë!
Zani Memedi – Shoqëria Kulturore Artistike “Jahi Hasani” Çegran-Gostivar