178 raste të reja në 24 orët e fundit në Itali, numri më i ulët nga fillimi i pandemisë

Kurba e pandemisë në Itali po shkon dita ditës në një trend reduktimi si në numrin e viktimave ashtu dhe në atë të raste të infektura.

Deri më sot numri i viktimave Covid 19 në Itali ka arritur në 33,475 dhe në 24 orët e fundit janë regjistruar 60 viktima më shumë se një ditë më parë.

Numri i përgjithshëm i personave të infektuar nga Covid 19 është deri sot më 233,175 si dhe janë shënuar 179 raste pozitive më shumë në 24 orë.

Numri i personave aktivë pozitiv me koronavirus në Itali është 41,367.

6,099 po kurohen në struktura spitalore ndërsa 424 pacientë janë shtruar në repartet e terapisë intesive.

Personat e shëruar nga Covid në Itali janë 158,355 e janë 848 të shëruar më shumë se një ditë më parë.

Gjatë 24 orëve të fundit janë mjaft rajone që kanë regjistruar 0 raste pozitive.

Në rajonin e Lombardisë më i godituri nga pandemia janë regjistruar 19 viktima e 60 raste pozitive më shumë se një ditë më parë.

Numri i viktimave në këtë rajon ka shkuar në 16,131 e i të infektaurve më 89,018.

Loading...