Koço Danaj flet për AFEDS: Shqiptarët nuk janë Kurbani i Ballkanit por themeluesit e gadishullit ilirik

Ideatori i Listës për Shqipërinë Natyrale si dhe publicisti Koço Danaj, gjatë një interviste për gazetën “AFEDS”, ka komentuar ngjarjet e ndodhura në trojet shqiptare, që administrativisht janë pjesë e Serbisë, në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë. Atje po ndodh pasivizimi i adresave të qytetarëve shqiptar. E gjitha kjo, kryekëput konsiderohet vepër penale ndaj të drejtave elementare të njeriut, ku cënohet e drejta e tyre për të jetuar në vendin e vet, në shtëpinë e vet.

Sipas tij, vetëm disa shqiptarë atdhetarë me në krye Muharrem Saliun nuk mund ta përballojnë dot. Ata duhen falënderuar, por më shumë duhen ndihmuar duke e ngritur zërin kudo në BE dhe SHBA.

Tutje, Danaj, shtoj se neglizhenca e treguar nga kësaj ngjarjeje, është akt tradhëtie fillim e mbarim.

Sipas Danajt, vetëm disa shqiptarë, në krye me përfaqësuesin politik Muharrem Salihun, nuk mund ta përballojnë dot. Danaj, poashtu tha se njerëzit si Salihu, duhen ndihmuar për të ngritur zërin kudo në BE dhe SHBA.

Intervista e plotë:

AFEDS: Në qytetet shqiptare që ndodhen në Serbi, po ndodh pasivizimi i adresave të shqiptarëve. Kjo po ndodh në Medvegjë kryesisht. Kush do të mund të ishte sipas jush, reagimi i shteteve amë, të k’tyre qyteteve, e kam fjalën për Kosovën dhe Shqipërinë? Pyetje e hapur: Çfarë duhet bërë për ta qeveritë shqiptare?

Danaj: Është e pafalshme për Tiranën dhe Prishtinën që janë kaq pasivë në këtë process shkombëtarizmim që po ndodh në Kosovën Lindore, vecanërisht në Medvegjë. A e di Tirana dhe Pishtina se Medvegja dhe fshatrat përreth saj janë 534 km katrore teritor shqiptar? Si mund të bëhet sehir kur shovinizmi sërb me forma diabolike po e spatstron këtë tëritor nga shqiptarët, Mos harroni se pas Medvegjës e ka radhën Bujanoci e më vonë Presheva. As më shumë dhe as më pak kjo është tradhëti kombëtare. Vetëm disa shqiptarë atdhetarë me në krye Muharrem Saliun nuk mund ta përballojnë dot. Ata duhen falënderuar, por më shumë duhen ndihmuar duke e ngritur zërin kudo në BE dhe SHBA. Deri më sot Medvegja është lënë jetime nga Tirana dhe Prishtina për të mos thënë se dikush apo disa duan ta bëjnë Kurban. Akoma me Kurbane.

AFEDS: Kosova, respektivisht qeveria e Kosovës, po nguron t’i bashkangjitet iniciatives se ashtuquajtur: Open Ballkan… madje kryeministri Rama, ne deklaratat e tij, shpesh here, thekson se Kosova po ben gabim qe nuk bashkangjitet dhe, ne nje forme ose tjeter, kjo do t’i kushtoj shtrenjte ne te ardhmen…si e shihni kete situate ju, z.Danaj?

Danaj: Gjithmonë ka mospërputhje idesh kur bëhet fjalë për rajonin e Ballkanit. Ose për të qënë më i saktë për dadishullin Ilirik. Pse ndodh një gjë e tillë pyesni ju? Shumë e thjeshtë përgjigja: Sepse Tirana dhe Prishtina nuk kanë një strategji Kombëtare. Kini dëgjuar për një gjë të tillë? Jo se nuk ka. Dhe strategji kombëtare do të thotë Platformë e Shqipërisë Natyrale. Disa politikanë shqiptarë në Tiranë dhe Prishtinë, më shumë kanë frikë Shqipërinë Natyrale se sa shovinizmin sërb, grek, malazes apo maqedonas. Pra më shumë preferojnë Vilajetet neootomane se sa shtetin komb.

AFEDS: Si mund të arrihet sipas jush paqja dhe stabiliteti në rajon?

Danaj: Duke respektuar parimet demokratike brënda secilit vënd dhe duke respektuar secilin shtet në nivel rajonal.

Le të flasim për Kosovën pak:

AFEDS: Jemi duke jetuar në fillimdekadën e tretë tanimë. Në c’gjendje është Kosova sipas jush, mbas 20 e ca vitesh në liri ose thënë ndryshe mbas gati 15 vitesh shtet i pavarur dhe demokratik?

Danaj: Më mirë se cfarë ka qënë dhe më keq se cfarë duhet të ishte. Dhe përsëri këtu dua të theksoj atë që e përmënda më lart mungesën e starategjisë. Pse e them këtë? Kosova sot nuk merret me ato problem që ishin shfaqur deri me 17 shkurt kur shpalli Pavarsinë, por po merret me 6 Pikat e Slobodan Samarxhicit dhe më vonë të Ban Ki Munit, po merret me raportin e sërbo filit Dik Marti. Dhe duhet thënë se të dehur nga fitorja e Pavarsisë politikanët e saj i nënvlestësuan këto. Pasoja duken sot. Për Gjermaninë naziste mjaftoi vetëm një gjyq, Ai I Nurembrgut. Ndërsa për Viktimin Kosovë deri tani janë krijuar mbi katër Gjykata, e fundit është kjo që u quajt Speciale. Pse? Sepse Lobi pros ërb në BE është në sulm, ndërsa politikanët shqiptarë në Prishtinë kënaqen kur ja “fusin” njeri tjetrit. Dhe kush e pëson? Natyrisht të parat tojet shqiptare dhe pastaj populi shqiptar.

AFEDS: Siç dihet, e keni thënë pafund herë, ajo që na duhet, është bashkimi i trojeve shqiptare. A është duke ndodhur kjo sipas jush, z.Danaj?

Danaj: Një komb që nuk synon të bashkohet natyrisht në rrugë paqësore, nuk e meriton të jetë I tillë. Ata politikanë në mbarë kombin shqiptar , Tiranë, Prishtinë, Shkup, Ulqin, Preshevë etj që nuk pranojnë të bashkohen nuk meritojnë të quhen shqiptarë por qytetarë të botës. Kërkesa për një Shqipëri në kufijtë e saj Natyrorë sot do ta kishte sjellë kombin dhe politikën shqiptare në qëndër të vëmëndjes së politikës euroamerikane. Po rata nuk e bënë një gjë të tillë dhe ja lanë vëndin shoqvinizmit sërb. Mjerim politik I politikës mbarë shqiptare!!

AFEDS: Keni deklaruar se Albin Kurti duhet të jetë kryeministër i Kosovës. Ai edhe u bë. Nëse e keni përcjell ndopak, si i keni parë zhvillimet e qeverisë Kurti?

Danaj: Përgjithësisht të mira për një qeveri vilajeti. Por Albini është edhe Kryetar I Vetëvendosjes. Dhe sic ka deklaruar vetë ai, vetëvendosje do të thotë bashkim kombëtar. Nuk e kam dëgjuar deri më sot ta artikulojë bashkimin kombëtar deri më sot. Cfarë pret? Ka ardhur koha që ai të flaës hapur: Eshtë apo jo Kryetar i Vetëvendosjes apo është vetëm kryeministër I Vilajetit të Kosovës? Pse heziton? Pse nuk ka hartuar apo propozuar hartimin e Strategjisë së bashkimit kombëtar. Dhe pot ë kishte bërë këtë sot nuk do kishte as Jarinjë, as Bërnjak dhe as kërcënime sërbe. Në politikë githmonë duhet të kërkosh Maksimalen që të arrish atë që dëshiron. Uroj ta bëjë në të ardhmen, uroj ta bëjë gjatë takimit me Ramën në Prishtinë. Le të kërkoj Bashkimin më Shqipërinë. E ka në programin e Vetëvendosjes, e ka në Projektin politik Adem Jashari të formësuar në betimn e UCK. Ndërsa Rama e ka në Prambulën e Kushtetutës.

AFEDS: Kush janë autorët tuaj të preferuar e kam fjalën ata shqiptar, poetë dhe shkrimtarë?

Danaj: Po janë shumë, që nga Kadareja, Agolli, Fatos Arapi, Din Mehmeti, Uitmanin, Pushkinun, Lemontovinë, Lorken e Markesin, Idriz Ajeti, Rexhep Qosja, Ali Podrimja, Zija Cela, Petrit Rukaj, Luljeta Lleshanaku etj.