Gazetari boshnjak: Po të isha qeveritar në Tiranë apo Shkup, nesër do të deklaroja se “Open Balkan” ka përfunduar

Ushtria e Serbisë është rreshtuar shumë afër kufirit me Kosovën derisa po tregon fuqinë me disa manovra të helikopterëve dhe aeroplanëve ushtarakë kundër një force të Policisë së Kosovës.

Boshnjaku Mujanovic ka thënë se këto zhvillime të fundit do të duhej të frikësonin zyrtarët qeveritarë në Republikën e Shqipërisë apo atë të Maqedonisë Veriore.

“Nëse do të isha ulur në një zyrë qeveritare në Shkup ose Tiranë, do të shikoja me alarm të madh pamjen e tankeve serbe në kufirin e Kosovës. Dhe pastaj unë do t’u thosha shefave të mi se nesër duhet të telefonojmë Beogradin dhe t’i informojmë se “Ballkani i hapur” ka mbaruar”, ka shkruar ai në Twitter.