Kim Mehmeti: Mos lejoni të na mbajnë të lidhur si zagarë!

Shkrimtari dhe publicisti Kim Mehmeti ka reaguar me një shenim në faqen e tij në facebook ndaj sjelljes së qeverisë në Maqedoni që sipas tij po mendon të kthejë serish orën policore pas rasteve të shtuara të koronavirusit në vend.

“Mos lejoni të na mbajnë të lidhur si zagarë!, shkruan Mehmeti në postimin e tij. “Pra kujdes se do na detyronin të dalim në rrugë që ta shihni sa e keni dëmtuar shëndetin tonë mendorë”, vijon ai në apelin që ka për institucionet e Maqedonisë së Veriut.

“Mos lejoni të na mbajnë të lidhur si zagarë!

Lexova diku se Komisioni për Sëmundje Infektive në Maqedoni është duke mbajtur mbledhje urgjente për ta shqyrtuar edhe mundësia për kthim të orës policore?!

Mos u tallni me ne dhe mos mendonin se nuk e dimë që keni hallin e atyre që duan sa më shpejtë zgjedhje parlamentare, e jo shëndetin tonë!

Pra kujdes se do na detyronin të dalim në rrugë që ta shihni sa e keni dëmtuar shëndetin tonë mendorë! (Kim Mehmeti)