SHBA, vazhdojnë protestat në Meniapolis

Kanë vazhduar protestat në Meniapolis të SHBA-së, pas vdekjes së një personi me ngjyrë derisa po arrestohej nga policia. Protestuesit hynë në një stacion të policisë, duke ndezur brenda zjarr dhe injoruan thirrjet e organeve të sigurisë për të shmangur dhunën. Garda Kombëtare e SHBA-së është vendosur në Mineapolis, pas përleshjeve të dhunshme. Kryetari i qytetit, Meniapolis, ka bërë thirrje për ngritje të padisë penale kundër një zyrtari policor, i cili shihet duke bërë presion me gju në qafën e një personi me ngjyrë, teksa ka tentuar ta arrestojë, pavarësisht pse burri ka përsëritur vazhdimisht se nuk mund të marrë frymë. George Floyd më vonë ka vdekur në spital, incident që ka nxitur protesta brenda komunitetit dhe krahasime me një seri të ngjarjeve të ngjashme të viteve të fundit, kur persona me ngjyrë kanë vdekur derisa janë arrestuar nga zyrtarë policorë të racës së bardhë. Katër oficerë të policisë, të përfshirë në këtë incident, janë larguar nga puna.