LDK-ja sot dorëzon kërkesën për seancë, Gashi thotë se ende s’kanë vendosur për ministrat

Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi tha se kërkesën për seancë e bëjnë pas publikimin e plotë vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Ai tha se konsultime kanë pasur me partneret e koalicionit por nuk i dinë emrat e ministrave të LDK-së.

Ndërsa shtoi se është konsultuar me Osmanin dhe ajo do të respektojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese.