Këshilltari i ministrit të shëndetësisë Filipçe kapet me mariuhanë

Këshilltari i ministrit të shëndetësisë Gorjan Gilevski, është shkarkuar nga ajo detyrë për shkak se është kapur me mariuhanë.
“Ashpër i dënoj procedurat e shkeljes së ligjeve në shtet. Nuk ka drejtësi selektive, ligji vlen njëjtë për të gjithë dhe duhet të respektohet nga çdo qytetar. Gorjan Gilevski nuk është më i angazhuar me punë në Ministrinë e Shëndetësisë. Pres që institucionet kompetente të veprojnë në mënyrë adekuate”, deklaroi sot ministri Venko Filipçe.