“Financial Times”: Brukseli përgatit plan për ndryshimin e procedurës për negociatat e anëtarësimit

Brukseli përgatit plan për ndryshimin e procedurës për negociata e anëtarësimit në BE, i cili pritet të të shndërrohet në fushëbetejë mes anëtarëve të Unionit rreth asaj nëse duhet të jepet dritë e gjelbër për fillimin e procesit parainkuadrues për Shkupin dhe Tiranën, vlerëson “Financial Times” londinez. Gazeta e cila ka pasur qasje te plani, thekson se ai do të mundësojë qëndrime më të qarta rreth asaj çfarë anëtaret e BE-së presin nga kandidatet për anëtarësim, si dhe lidhur me pasojat me të cilat do të ballafaqoheshin shtetet aspiruese në rast të përmbushjes apo mospërmbushjes së kërkesave të parashtruara.

“Financial Times” vlerëson se Qeveria në vend po ballafaqohet me “sfidë të madhe në zgjedhjet e prillit nga ana e kundërshtarëve euroskeptik, të cilët thonë se BE-ja e ka dorëzuar vendin edhe pse ajo i ka përmbush të gjitha kërkesat e dhëna, përfshirë edhe ndryshimin e emrit të saj me të cilën iu dha fund kontestit shumëvjeçar me Greqinë”.

Gazeta transmeton edhe deklaratën e ministrit të Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov, i cili thotë se sjellja e vendimeve për fillimin e negociatave para zgjedhjeve në prill “në thelb do të jap përgjigje për çështjen çfarë dëshiron Evropa me Ballkanin”.

“Nëse BE-ja dëshiron rajon demokratik dhe më të qetë, duhet të dorëzojë diçka kur vendet do të zbatojnë reforma të vështira dhe do të zgjidhin konteste afatgjata”, thotë Dimitrov.

“Financial Times” shton se plani i Eurokomisionit, që duhet të publikohet këtë javë, parashikon se ritmi i negociatave do të varet nga zbatimi i reformave në vendet kandidate për anëtarësim, në të cilat në rast ekstrem procesi negociues mund të të vendoset në pritje apo pezullohet, si dhe të ketë hapje të sërishme të kapitujve tashmë të mbyllur.

Plani gjithashtu ofron edhe stimulues më të mirë për vendet kandidate për punë të suksesshme, përfshirë edhe ndihmën e rritur financiare dhe investimet si dhe integrim më të shpejtë në politikë, tregjet dhe programet e BE-së në fushat ku është arritur progres.