Kamçev është arrestuar pasi ka pasur takime me agjentë bullgarë në Berovë?

Ish partnerët në biznes, Sasho Mijallkov dhe Orce Kamçev, tani janë bashkë në burgun e Shutkës. Njëri pasi tentoi të arratiset, por u dorëzua pas 48 orëve, kurse tjetri pasi është përgatitur të arratiset, transmeton gazeta Lajm.
Kamçev u arrestua pas informatave të policisë sekrete maqedonase ASK, se po përgatitet të ikë nga Maqedonia e Veriut.

Siç shkruan Fokus, policia sekrete maqedonase ka alarmuar për ikjen e mundshme të Kamçevit, gjoja pas takimit të tij të fshetë me njerëz të shërbimit sekret bullgar në qytezën maqedonase Berovë, afër kufirit me Bullgarinë.