​Vjosa Osmani presidente, Haradinaj: Nuk e kam përgjigjen sot

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka folur rreth çështjes së zgjedhjes së presidentit të ri të vendit. Ai ka bërë të ditur se kanë ftuar një takim me Grupin Parlamentar për të diskutuar se a do të qëndrojnë në sallë ditën kur do të votohet presidenti.

Haradinaj ka thënë se do të diskutojnë për secilën temë veç e veç, por që ende nuk dihet se si do të veprojnë ditën e votimit për shefin e ri të shtetit.

“Ne e kemi ftuar një takim të Grupit Parlamentar dhe do të diskutojmë qasjen tonë. Sikurse e dini seanca e parë është konstituimi i Kuvendit dhe kuptohet do të jemi pjesë e kësaj seance. Ndërsa, për çdo seancë tjetër do të diskutojmë veç e veç, për çdo temë të rendit të ditës ose ato që janë obligime të Grupit Parlamentar. Por nuk e kam përgjigjen sot”, ka deklaruar ai.

Gjatë ditës së djeshme, pas mbledhjes së Këshillit Drejtues të PDK-së, Enver Hoxhaj ka bërë të ditur se nuk e mbështesin Vjosa Osmanin për presidente