Kallëzim penal ndaj një mësuese në Berovë, ka keqtrajtuar një nxënës

Policia ka bërë kallëzim penal ndaj një mësueseje nga Berova për shkak të ekzistimit të dyshimeve të bazuara për veprën penale “neglizhimi dhe keqtrajtimi i fëmijës së mitur”.

Bëhet fjalë për një mësuese 60-vjeçare nga fshati Smojmirovo.

“Me datën 7 qershor të këtij viti, e raportuari S.G.(60) nga fshati Smojmirovo, mësimdhënëse në një shkollë fillore në Berovë, gjatë orarit të punës, në ambientet e shkollës ka sulmuar verbalisht dhe fizikisht një të mitur në ambientet e shkollës”, njoftoi MPB Maqedoni.