Institucionet po punojnë për të gjetur vende për karantinë shtetërore

Sipas vendimit të djeshëm të Qeverisë, disa institucione shtetërore po punojnë për gjetjen e lokacioneve për karantinë shtetërore, deklaroi sot ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve nëse karantinat shtetërore janë gati për ardhjen personave nga kontinenti afrikan.

“Atëherë kur hotelet nuk kanë punuar, ne i kemi përdorur ato ambiente, por në korniza të kapaciteteve shtetërore të lira, besoj se do të gjendet vend. Një nga opsionet ishte institucioni në Demir Kapi dhe ishte vend mjaft i qëndrueshëm për akomodim. Një zgjidhje e tillë do të gjendet së shpejti. Sa i përket disa masave shtesë në një pjesë të kufijve, ne ende nuk po mendojmë për këtë”, tha ministri Filipçe.