Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm pranë fshatit Smillkovc të Shkupit, ku është gjetur trupi i pajetë i një burri.
Sipas informacioneve jozyrtare të publikuara nga mediat, bëhet fjalë për një 38-vjeçar nga rajoni i Shkupit, trupi i të cilit është gjetur pranë automjetit të tij, afër një mbikalimi.
Rasti është denoncuar në SPB-Shkup në orën 06:15. Në vendngjarje kanë dalë ekipet e Ndihmës së Shpejtë, të cilat kanë konstatuar vdekjen.
Me rastin po merret edhe prokurori publik. Autoritetet po hetojnë rrethanat dhe shkaqet e vdekjes.
Deri tani nuk ka informacione zyrtare nëse në trupin e viktimës janë konstatuar shenja dhune.





