Prokuroria kërkon paraburgim për 54-vjeçarin nga Kumanova, i cili dyshohet se, në gjendje të dehur, ka derdhur dy shishe benzinë në shtëpinë familjare dhe ka kërcënuar se do t’i djegë të gjalla vajzën dhe mbesën.
Sipas Prokurorisë, bëhet fjalë për dhunë të përsëritur familjare. Ndaj të dyshuarit tashmë është ngritur edhe një aktakuzë për lëndim trupor të vajzës së tij.
Vlerësimi i rrezikut ka konstatuar rrezik serioz për jetën dhe sigurinë e viktimave. Për këtë arsye, prokurori ka kërkuar masën më të rëndë – paraburgimin.





