Pas një viti, maqedonasi Nenad Zhivanovski sërish infektohet me ko ronavirus

Një vit pasi u shërua nga infektimi i parë, maqedonasi Nenad Zhivanovski sërish ka rezultuar pozitiv. Për dallim nga viti i kaluar, ai tani është pozitiv me sojin britanik të koronavirusit. Zhivanovski jeton në Londër.
Nga njëra anë, fakti që vitin e kaluar isha i infektuar me koronë më ndihmoi që tani shumë më lehtë ta kaloj. Duket se organizimi e njeh virusin dhe ka ruajtur njëfarë imuniteti të zhvilluar”, thotë Zhivanovski, raporton Kanal5.
Siç transmeton gazeta Lajm, Zhivanovski thotë se personeli mjekësor dhe vullnetarët çdo ditë bëjnë vlerësime për gjendjen e pacientëve.