Infomagazine.net: Ndarje në BESA, Kasami ‘po’ ofertës së ASH-së, Hoxha dhe Rexhepi ‘jo’

Sekretari Gjeneral i Lëvizjes BESA Arjanit Hoxha, dje nëpërmjet portaleve të tij të afërta, ka komentuar ofertën e ASH-së, dhe ka deklaruar që është kundër ofertës për koalicion trepalësh, shkruan portali Infomagazine.net. Hoxha, këtë gjë e ka përsëritur edhe herave tjera, ku nëpërmjet mediumeve ka hedhur kritika mbi këtë koalicion. Ndryshe nga Hoxha mendon kryetari i tij Bilall Kasami. Ky i fundit për opinionin ka deklaruar që ai dhe subjekti i tij janë pro një koalicioni trepalësh. Për Kasamin nuk ka rëndësi radhitja e deputetëve por torja e bllokut opozitar. Në ndërkohë, Lëvizja BESA është duke zhvilluar mbledhjen e saj të jashtëzakonshme, ku mësohet që Kasami ka pasur kundërshtime nga Kastriot Rexhepi dhe Arjanit Hoxha, shkruan portali Infomagazine.net.