Hekurudhat: Në mënyrë të paligjshme është ndërprerë puna

Hekurudhat e Republikës së Maqedonisë së Veriut Transport SH.A. Shkup e informon opinionin e gjerë se me datë 04.02.2020 me fillim në ora 09:15 Kryetari i Sindikatës së Personelit të Makinistëve, Dushko Çakarovski, i cili pa dorëzuar asnjë dokumenatcion përkatës prezantohet si përfaqësues i të gjithë personelit të makinistëve dhe personelit ekzekutiv në HRMV Transport në mënyrë të paligjshme nxiti dhe shkaktoi ndërprerje të punës, gjegjësisht transportit hekurudhor të mallrave dhe udhëtarëve.

Organet drejtuese të HRMV Transport ka mbajtur disa takime me sindikatën e sipërpërmendur ku është potencuar se kërkesat e personelit të makinistëve dhe personelit ekzekutiv janë jashtë mundësive financiare të kompanisë.

Të nderuar, në këtë kontekst duam të ju njoftojmë për një të dhënë zyrtare të dhënë nga Shërbimi Ekonomik në kuadër të HRMV Transport për pagat e paguara mesatare të makinistëve e cila për muajin 10.2019 ku paga neto bashkë me pagesat shtesë dhe kompensimin për kilometër arrin shumën prej 44.995,00 denarë, ; për muajin 11.2019 ajo arrin shumën prej 44.070,00, ndërsa për muajin 12.2019 paga e paguar neto arrin shumën prej 47.655,00 denarëve. Vlen të potencohet se kjo është paga emsatare e makinistëve e cila është shumë më e lartë se paga mesatare në RMV.

Sa për krahasim, duam ta potencojmë se paga mesatare e një inxhinjeri të diplomuar në HRMV Transport, i cili nuk është në pozitë udhëheqëse, është 26-27.000,00 denarë.

Bashkë me këtë njoftim gjithashtu ua dërgojmë edhe një kopje të Marrëveshjes Kolektive të HRMV Transport, gjegjësisht dispozitat nga Nenet 207 deri te Neni 2014, të cilat ndërlidhen me kategrinë ligjore grevë në HRMV Transport si dhe dokumentacion shtesë ku shhet që Ndërmarrja është themeluar nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe se kryen veprimtari me interes të veçantë shoqëror, gjegjësisht transport vendosr dhe ndërkombëtar të mallrave si dhe transport të udhëtarëve.

Gjithashtu ju njoftojmë se me vendim të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut ppaga për muajin dhejtor të vitit 2019 për të gjithë të punësuarit në HRMV Transport SHA Shkup është rritur për 5%.

Duam të ju njoftojmë se sindikatat tjera në kuadër të HRMV Transport nuk e mbështesin grevën e udhëhequr nga personi i lartëpërmendur. Bashkëngjitur me këtë ua dërgojmë edhe Kumtesën nga këto sindikata.

Hekurudhat e Republikës së Maqedonisë së Veriut Transport SH.A. Shkup