Grubi shpalos arsyetimin e radhës për të mos pasur debat Sela-Ahmeti!

Artan Grubi në një konferencë për shtyp ka deklaruar se Ali Ahmeti është i gatshëm të debatojë me të gjithë liderët e partive politike duke filluar nga Hristian Mickoski, Zoran Zaev po edhe të tjerët, raporton TV21.

I pyetur nga gazetarët se a është i gatshëm Ahmeti për debat vetëm me Selën, Grubi tha debati nuk është dasmë private e Selës dhe nuk është në dorën e tij se me kë ai dëshiron të debatojë.