BDI do të konfirmojë listat e deputetëve nesër

BDI-ja të mërkurën do të mbaje mbledhje të organeve te partisë në të cilën do të verifikohen emrat e kandidatëve për deputetë. Sipas deputetit Artan Grubi, 90% e kandidatëve në listë do të jenë fytyra të reja. Në pyetjen se pse ne mesin e bartësve të listave nuk ka figura të reja, Grubi tha se ata janë persona me përvojë në parti dhe disa prej tyre nuk kanë qenë kurrë deputetë. Në lista, sipas Grubit, pritet të ketë përfaqësim të grave prej mbi 40%.

BDI-ja tashmë ka konfirmuar vetëm bartësit e listave.

Njësia e gjashtë, Ali Ahmeti,

Njësia e pestë, Talat Xhaferi

Njësia e tretë, Bekim Neziri,

Njesia e dytë, Arbër Ademi,

Njesia e parë, Izet Mexhiti.

Nga kjo parti thanë se në mbledhjen e kryesisë do të konfirmohet edhe lista për njësinë e katër zgjedhore.