Gënjeshtër e Moskës!”, Xhaçka: Nuk ka mercenarë shqiptarë në Ukrainë

Ministrja e Punëve së Jashtme, Olta Xhaçka përgënjeshtoi informacionet se ka mercenarë shqiptarë në Ukrainë.

Sipas ministres është një gënjeshtër e krijuar nga Moska, duke theksuar se Shqipëria qëndron me Ukrainën dhe do të vazhdojë të punojë me të gjithë aleatët dhe partnerët për të ndihmuar në përfundimin e agresionit rus.

“Nuk ka mercenarë shqiptarë në Ukrainë! Kjo është një gënjeshtër që Moska vazhdon ta përsërisë pa turp! Thënë kështu, Shqipëria qëndron me Ukrainën dhe do të vazhdojë të punojë me të gjithë aleatët dhe partnerët për të ndihmuar në përfundimin e agresionit të paprovokuar të Rusisë ndaj popullit të Ukrainës. Zoti i bekoftë”, tha ajo.

Tensioni në Ukrainë është rritur, ndërsa jemi në ditën e nëntë të sulmit rus në Ukrainë.

Dy raundet e bisedimeve mes dy shteteve ishin pa rezultat konkret, ndërsa mbrëmjen djeshme duket se u kris barriera e trashë e akullit pas shtrëngimit të duarve të delegacioneve.

Nuk dihet ende se cili do të jetë fati i Ukrainës, ndërsa në fundjavë pritet të mbahet raundi i tretë i bisedimeve.