Ahmeti: Rritja e pensioneve, lajm shumë i mirë

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka përshëndetur vendimin e ekzekutivit për të ndryshuar metodologjinë e llogaritjes së pensioneve, me çka pritet rritja e pensioneve në vend, përcjell TV21. Ahmeti ka shkruar se në kohë krize, po ndahen edhe nga 1000 denarë në muaj, për muajin mars prill dhe maj.

“Rritja e pensioneve të 326.841 pensionistëve është padyshim një tjetër lajm shumë i mirë pas rritjes së pagës minimale dhe pagës mesatare. Rritjen më të madhe deri më tani të pensioneve do ta shoqërojë edhe ndihma financiare prej nga 1000 denarë shtesë për pensionet e muajve Mars, Prill dhe Maj. Në kohë të krizës globale ekonomike dhe energjetike po ndërmerren masat e duhura ekonomike në mbrojtje të buxhetit familjar të qytetarëve”, ka shkruar Ahmeti.