Rusia ndalon përdorimin e Facebook-ut

Rusia ka njoftuar se është duke bllokuar përdorimin e Facebookut në vend, thotë rregullatori i komunikimit rus.

“Në mars 2022, u mor një vendim për të bllokuar qasjen në rrjetin Facebook (në pronësi të Meta Platforms) në Federatën Ruse”, thuhet në deklaratë, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv.

Ndërsa, në një përgjigje për CNN, presidenti Meta-s, Nick Clegg, ka thënë se kompania është duke bërë përpjekje maksimale për t’i rikthyer shërbimet.