Exlusive: Dega e Gostivarit propozon Afan Elezin kandidat për deputet

Alternativa, Dega E Gostivarit, propozon Kryetarin e Forumit Rinor, Afan Elezi, per deputet ne zgjedhjet e ardhshme parlamentare! Elezi është një nder aktivistët më të shquar, që gëzon respekt të madh në Gostivar, thonë nga Alternativa.
Afan Elezi studimet deri diplomike dhe pas diplomike i ka kryer në Universitetin e Evropës Juglindore. Ai mbanë titullin magjistër i të Drejtës Penale. Një periudhë ka punuar në Komunën e Gostivarit, kurse tani është i angazhuar në Ministrinë për Kulturë.