“Edi Rama po ndjekë politikën e kryekriminelit Millosheviҫ, i detyroi të ikin mbi gjysmë milioni shqiptarë”

Shqipëria po përballet me zvogëlim të popullatës shqiptare në vitet e fundit. Krahas kësaj, ajo po mbushet me popullatë tjetër, duke përfshirë sirianë e afganë.

Sipas statistikave thuhet se gjysmë milionë shqiptarë janë larguar në shtatë vitet e fundit, në periudhën 2013-2020, gjatë qeverisjes së Edi Ramës. Ndërkaq, kryeministri Rama ka pranuar në Shqipëri rreth 26 mijë sirianë në zona të ndryshme, e poashtu edhe mijëra afganë brenda këtij viti.

Bytyҫi: Vendi ynë mund të zhduket si komb në Ballkan
Image
Enver Bytyqi
Foto galeri

Gazeta ka pyetur profesor dhe njohës tëçështjeve politike rreth kësaj teme, nëse Edi Rama është duke e ndryshuar strukturën nacionale të Shqipërisë. Kështu profesori universitar, Enver Bytyҫi duke komentuar këtëҫështje, thotë se në drejtimin që po shkon shteti shqiptar, duke u zvogëluar popullsia, Shqipëria mund të zhduket si komb në Ballkan.

“Shqipëria është në udhëkryq. Prej tetë vitesh popullsia e saj vetëm sa rrudhet e zvogëlohet. Dhe nëse do të vazhdojë kësisoj edhe për të ardhmen atëherë vendit tonë i duhet të zhduket si komb në Ballkan. Zvogëlimi i popullsisë në Shqipëri nuk po ndodh për shkak të lindjeve të pakta. Por, për shkak se rinia e këtij vendi po ikën në emigracion në Europë, Britaninë e Madhe, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vende të tjera të zhvilluara. Këto ikje motivohen me jetën më të mirë në ato vende ku njerëzit tanë emigrojnë”, thekson ai.

Profesor Bytyҫi thotë se largimi i shqiptarëve e sidomos i të rinjve nga atdheu i tyre po ndodhë për shkak të keqqeverisjes së “Rilindjes” dhe kryeministrit Edi Rama.

“Kjo keqqeverisje ka sjellë papunësi, varfëri, vështirësi në jetesë, mungesa të kujdesit social, shëndetësor e arsimor dhe pasoja të tjera të tmerrshme. Po t’i shtojmë këtyre fenomeneve arrogancën e pushtetit të Edi Ramës, korrupsioni e qeverisë së tij, lidhjet me krimin e organizuar dhe bandat kriminale e mafian vendase e ndërkombëtare, atëherë e kuptojmë më qartë situatën e vështirë që po e kalojnë shqiptarët”, thotë Bytyҫi.

Alarmi: Numri i studentëve është përgjysmuar krahasuar me vitin 2013

Ai ka numëruar edhe arsyet për të cilat shqiptarët po lënë vendin e tyre, pronat e familjen.

“Në këto kushte ata gjejnë vetëm një valvul shkarkimi. Emigracionin. Pra, është cilësia e papranueshme e kushteve të jetesës ajo që i detyron qytetarët shqiptarë të lënë familjen, pasurinë, pronat, shtëpitë dhe të ikin nga ky vend. Tani ne shohim shkolla bosh, sepse nuk ka nxënës për ato shkolla e ndërkohë kryetarët e bashkive mburren për ndërtimin e ndonjë objekti shkollor. Tani ne shohim se numri i studentëve është përgjysmuar krahasuar me vitin 2013, ndërkohë që kryeministri i vendit mburret me reformën në arsim”, tha ai.

Bytyҫi thotë se gjithçka e ndërtuar dhe e projektuar nën qeverisjen e Edi Ramës është shkatërrimtare për popullin shqiptar, si për shqiptarët në Shqipëri edhe për shqiptarët në rajon.

“Skamje e varfëri, papunësi, tmerr në spitale, ku njerëzit nuk shkojnë nga frika se atje gjejnë vdekjen. Shkatërrimii sistemit arsimor. Asnjë qindarkë e investuar për shtimin e pagave e pensioneve, ndërkohë që çmimet janë dyfishuar. Çmimi më ilartë në Europëi karburanteve. Taksa të pafund. Edhe kur rrisin rrogat në ndonjë sektor i shtojnë një taksë mbi të ardhurat dhe paratë që shkojnë në konto për punonjësit e atij sektori bien nga niveli i mëparshëm.Pra, qeveria dhe Edi Rama marrin vendime për statistikë e në fakt e shkatërruan jetën e qytetarëve shqiptarë! Prandaj, njerëzit kanë humbur shpresën dhe nuk shohin të ardhme në Shqipëri. Dhe në këtë aspekt ka përgjegjësi edhe opozita. Kurrë nuk kisha menduar se një 77 vjeçar si Sali Berisha mund të rikthehej e të bëhej shpresa e shqiptarëve! Por, ja që ndodhi. Dhe ndodhi për shkak të qeverisjes mizerabël të Edi Ramës e paaftësisë së LulzimBashës për të bërë opozitë”, thotë profesor Bytyҫi.

Ai thotë më tutje se, Kryeministri i Shqipërisë ka vendosur që shqiptarët që emigrojnë t’i zëvendësojë me afrikanë, aziatikë, arabë e qytetarë të vendeve në konflikt, të cilët ikin në drejtim të Europës dhe Amerikës.

“Kështu ndodhi me sirianët, tani po ndodhë me afganistanët. Ka ndodhur edhe me iranianët. Kurse indianë, pakistanezë, bangladeshasë, etj., vijnë vazhdimisht për t’u përdorur si forcë krahu pune në Shqipëri e më pas për t’u vendosur përgjithmonë në vendin tonë. Këta emigrantë të ardhur pjesërisht synojnë ta përdorin si transit Shqipërinë me qëllim që të ikin në Europë. Por, një pjesë e tyre do të qëndrojnë te ne. Ata po shërbejnë si njerëz zëvendësues të shqiptarëve që ikin prej vendit të tyre. Kjo është katastrofa e dytë e madhe që po indodhë vendit tonë”, thekson ai.

Madje profesor Bytyҫi thotë për ‘Bota sot’ se Rama po e ndjek të njëjtën politikë që dikur kryekrimineli Millosheviҫ e ka ndjekur në Kosovë. Sipas tij, Serbia nuk ka nevojë më të prodhojë ‘millosheviҫ’ kundër shqiptarëve, sepse ka në Tiranë e Prishtinë dhe kryesori është Edi Rama.

“Është e njëjta politikë që në vitet 1990 Milosheviçi ndoqi në Kosovë. Por, ndërsa Edi Rama ka detyruar rreth 700 mijë shqiptarë të emigrojnë në tetë vite, Milosheviçi detyroi 400 mijë shqiptarë të emigronin në tetë vitet e para 1990-1998. Për këtë arsye mendoj se tashmë Serbia nuk ka nevojë të prodhojë milosheviçë kundër shqiptarëve. Ajo i ka milosheviçët e saj kryesisht në Tiranë, por edhe në Prishtinë e rajone të tjera ku jetojnë shqiptarët. Edi Rama është kryesori prej tyre. Fatkeqësisht”, thekson ai.

Duhanaj: Nuk kemi as kapacitete për t’i absorbuar një numër të madh të refugjatëve
Image
Leon Duhanaj
Foto galeri

Poashtu për të njëjtën çështje ka folur edhe Leon Duhanaj. Njohësi i çështjeve politike ka thënë se ҫështja e pranimit të refugjatëve nga Afganistani e vende tjera, është goxha delikate.

“Nga njëra anë, kemi kërkesën e miqve tanë amerikan për t’i pranuar. Përderisa nga ana tjetër, si komb i vogël që jemi, nuk është që kemi as kapacitete për t’i absorbuar një numër të madh të tyre. Shto këtu faktin se ne vetë jemi vend eksportues ku si pasojë e mungesës së perspektivës të rinjtë tanë ikin drejtë Europës”, thekson Duhanaj.

Ai thotë më tutje se, është humane të pranohen viktimat e përndjekjes, këtë më së miri e dimë ne si komb i martirizuar shekuj me radhë.

“Por, në ketë rast duhet të kemi kujdes me numrin të cilin e pranojmë, duke pasur parasysh që numri të jetë në proporcion me fuqinë absorbuese të vendit.Ndryshe ka rrezik të pësojmë ndryshim në përbërjen e popullsisë”, vlerëson ai.