Mourinho: Jam i lumtur me përformancën e ekipit ndaj Zoryas

Roma arriti të mposht Zorya Luhansk me rezultat 4-0 falë golave të Carles Perez, Nicolo Zaniolos dhe Tammy Abrah që shënoi dy herë, transmeton lajmi.net.

Pas ndeshjes Jose Mourinho u shpreh i kënaqur me paraqitjen e futbollistëve të tij.

“Sinjali i parë pozitiv ishte se ne kishim përgjegjësinë për të fituar këtë lojë dhe për të vazhduar në garë”.

“Mendoj se bëmë shumë mirë që në minutën e parë, mund të kishim shënuar gjashtë apo shtatë gola”.

“Zorya nuk është ekip i nivelit më të lartë, por ata janë agresivë dhe kishin një cilësi të mirë individuale”.

“Ne patëm disa paraqitje të shkëlqyera individuale sot dhe jemi të lumtur që përparojmë”, tha Mourinho.

Roma tashmë ka siguruar kualifikimin tutje në Ligën e Konferencës dhe synon të triumfojë në këtë kompeticion.