Fadil Hoxha përballë Eduard Kardelit: Përplasja e madhe që shpëtoi identitetit kombëtar të shqiptarëve të Kosovës

𝐅𝐚𝐝𝐢𝐥 𝐇𝐨𝐱𝐡𝐚 përballë Eduard Kardelit: Përplasja e madhe që shpëtoi identitetit kombëtar të shqiptarëve të Kosovës :
“𝐍ë𝐬𝐞 𝐩𝐫𝐨𝐩𝐨𝐳𝐢𝐦𝐢 𝐢 𝐣𝐮𝐚𝐣 𝐧𝐠𝐚 𝐥𝐚𝐫𝐭 𝐚𝐩𝐫𝐨𝐯𝐨𝐡𝐞𝐭, 𝐮𝐧ë 𝐣𝐚𝐩 𝐝𝐨𝐫ë𝐡𝐞𝐪𝐣𝐞, 𝐬𝐞𝐩𝐬𝐞 𝐧𝐮𝐤 𝐝𝐮𝐚 𝐪ë 𝐩𝐨𝐩𝐮𝐥𝐥𝐢 𝐢𝐦 𝐭ë 𝐤𝐞𝐭ë 𝐝𝐲 𝐤𝐨𝐦𝐛ë𝐬𝐢.”

Gjatë vitit 1968, kur po hartoheshin ndryshimet e mëdha kushtetuese në ish-Jugosllavi, fati i identitetit kombëtar të shqiptarëve në Kosovë ndodhej në një udhëkryq të rrezikshëm. Beogradi zyrtar, i frikësuar nga rritja e ndjenjës kombëtare dhe kërkesat e drejta të shqiptarëve për barazi, tentoi të zbatonte një strategji perfide: shkëputjen shpirtërore dhe identitare të shqiptarëve të Kosovës nga shteti amë, Shqipëria.
Ideologu kryesor i sistemit jugosllav, slloveni Eduard Kardel, hodhi në tryezë një propozim që synonte krijimin e një kombi artificial. Sipas këtij plani, shqiptarët e Kosovës nuk do të regjistroheshin më si pjesë e kombit shqiptar, por do t’u imponohej një identitet i ri zyrtar – kombësia “kosovare”, e shoqëruar me simbole dhe një flamur të ri të trilluar, krejtësisht të ndryshëm nga ai Kuqezi.
Në këtë moment kritik, ku po tentohej të bëhej tjetërsimi i dhunshëm i një populli të tërë, Fadil Hoxha shfaqi një qëndrim të prerë dhe të palëkundur kombëtar. Gjatë një përballjeje të ashpër sy më sy me Eduard Kardelin, ai përdori armën më të fortë politike që kishte në dorë – shantazhin me dorëheqje nga të gjitha postet shtetërore. Me një vendosmëri që trandi udhëheqjen e atëhershme në Beograd, Fadil Hoxha i tha Kardelit fjalët që mbetën në histori:

“Nëse propozimi i juaj nga lart aprovohet, unë jap dorëheqje, sepse nuk dua që populli im të ketë dy kombësi.”

Valon Qorri