Eco Guerilla me apel: Komuna e Tetovës të pastroje rrugët e pista në qytet

Lëvizja Eco Guerilla APELON që Komuna e Tetovës të mobilizohet, duke shfrytëzuar edhe orën policore që ti lajë rrugët e pista dhe me pluhur në qytetit tonë. Duke parë rëndësinë jetike të higjienës sot, të gjithë ne duhet të tregohemi të kujdesshëm në mirëmbajtjen e pastërtisë në qytet.

Prandaj kërkojmë këtë mobilizm nga Komuna, që këto ditë kur edhe trafiku ka rënë dukshëm të na pastrojë rrugët në të gjitha pjesët e qytetit.