Një 67-vjeçare nga fshati Drenje është sulmuar fizikisht pas një konflikti lidhur me dëmet e shkaktuara nga bagëtia e një familjeje në Kriva Pallankë. Gruaja ka pësuar lëndime të rënda trupore.
Policia ka evidentuar gjithsej 104 denoncime ndaj familjes, lopët e së cilës prej vitesh lëvizin të pakontrolluara nëpër qytet dhe fshatrat përreth, duke dëmtuar ara, oborre dhe duke rrezikuar trafikun.
Problemi, që ka marrë vëmendje edhe nga mediat ndërkombëtare, përfshirë AP dhe Euronews, lidhet me mbi 1.000 lopë. Kryetari i komunës, Sashko Mitovski, ka kërkuar nga Qeveria shpalljen e gjendjes së krizës për 30 ditë, për të ndërhyrë në zgjidhjen e situatës.
Rasti i fundit ka rikthyer shqetësimin e banorëve, të cilët kërkojnë ndërhyrje urgjente të institucioneve.





