Shkup, djali rrah nënën e tij gjatë orës policore, për çështje pronësie

Një incident i pazakonshëm ka ndodhur të shtunën në Shkup, gjatë orës policore.. Gruaja 55 vjeçare me iniciale B.P. ka njoftuar policinë se rreth orës 11 e 30 minuta është sulmuar fizikisht nga djali i saj njëzet e një vjeçar me iniciale S.C. incidenti ka ndodhur në shtëpinë e ish bashkëshortit të saj në rrugën “Viktor Igo”, kur ka ndodhur zënkë mes 55 vjeçares dhe djalit të saj, për shkak të çështjeve pronësoro juridike, njofton MPB, transmeton Gazeta Lajm. Policia po merr masa për ndriçimin e plotë të rastit.