Fon der Lajen: Personat e moshuar duhet të mbeten në izolim deri në fund të vitit

Kontaktet e personave të moshuar me të tjerët në Evropë duhet të mbeten të kufizuara, së paku deri në fund të vitit për shkak të epidemisë së koronavoirusit, paralajmëroi kryetarja e Komisionit evropian.
“Pa vaksinë, duhet ta kufizojmë sa më shumë kontaktin me personat e moshuar, posaçërisht me ata të cilët jetojnë në shtëpi për kujdes të personave të moshuar” , tha Ursulla fon der Lajen për “Bild”-in gjerman.
“E di se është vështirë dhe se peshon izolimi, por kjo është çështje e jetës a vdekjes. Duhet të ,mbetemi të disiplinuar dhe të durueshëm” , tha ajo.
“Fëmijët dhe të rinjtë do të gëzojnë liri më të madhe në lëvizje se sa më të moshuarit dhe ata me sëmundje kronike”
, tha shefja e KE-së. Ajo shtoi se shpreson që do të zhvillohet vaksina nga laboratoret deri në fund të vitit.