Del në shitje çanta me flamurin shqiptar, çmimi 10 mijë euro (Foto)

Marka e njohur botërore “Louis Vuitton” ka prodhuar një çantë me flamurin shqiptar, kurse çmimi është tamam në nivelin e produkteve të kësaj kompanie.
Në internet kjo çantë ka filluar tashmë të shitet, kurse çmimi nuk është hiq më pak se 10.335 dollarë, respektivisht 9.900 euro, shkruan gazeta Lajm.
Edicioni është i limituar, kështu që kush e ka qesen e thellë dhe kush dëshiron të duket njëkohësisht edhe “shizik” edhe patriot, shpejtoni të siguroni një copë prej këtij modeli.

“Louis Vuitton është një nga brendet më të popullarizuara luksoze për VIP-at, e jo vetëm për ta. Dizajni i famshëm i këtij brendi vërehet gjithkund. Nëse jeni patrioti, tani keni edhe një shkak më tepër për të kënaqeni me këtë brend. Louis Vuitton e ka nxjerrë në shitje çantën me flamuj të vendeve të ndryshme, duke përfshirë Shqipërinë”, shkruajnë mediumet botërore.