Adhuruesit e astronomisë do të kenë mundësi që sonte, më 24 nëntor, të shijojnë një fenomen të veçantë qiellor – superhënën e nëntorit, e njohur ndryshe si “Hëna e kastorit”.
Momenti më i përshtatshëm për ta vëzhguar do të jetë pas perëndimit të diellit, kur Hëna të shfaqet mbi horizont, nëse kushtet atmosferike e lejojnë.
Ky fenomen astronomik ndodh kur Hëna e plotë gjendet pranë pikës më të afërt me Tokën në orbitën e saj, duke u dukur më e madhe dhe më e ndritshme se zakonisht.
Superhëna e nëntorit nuk do të jetë e fundit për këtë vit. Një tjetër superhënë pritet të shfaqet më 24 dhjetor, duke përmbyllur spektaklet e këtij lloji për vitin 2026.



