DAP: Korrupsioni i lartë në Maqedoni, Pendarovski shpreh keqardhje që nuk është arrestuar ndonjë funksionar i lartë

Presidenti Stevo Pendarovski, duke mbajtur pres konferencë të jashtëzakonshme për situatën me koronavirusin, ka komentuar edhe raportin e fundit të State Departamentit amerikan, ku thuhet se korrupsioni në Maqedoni është ende në nivel të lartë, transmeton Gazeta Lajm. Pendarovski ka theksuar se është keqardhje që ende nuk është arrestuar asnjë funksionar i lartë për korrupsion.
Presidenti Pendarovski ka theksuar se në përgjithësi, raporti i fundit i Departamentit Amerikan të Shtetit është më pozitivi që ka marë Maqedonia në 10 vitet e fundit.