Çfarë ka ndodhur në Ukrainë brenda natës?

Në Ukrainë tashmë ka zbardhur mëngjesi pas një nate ku trupat ruse hynë në dy qytete kryesore, Kharkiv dhe Kiev.

Diku tjetër në botë, presidenti amerikan Joe Biden pjesën më të madhe të fjalimit të tij, ia kushtoi Ukrainës.

Ja çfarë ka ndodhur gjatë natës:

Trupat ruse kanë zbritur me parashutë në Kharkiv, duke sulmuar qytetin e dytë më të madh të Ukrainës, i cili pa dhjetëra vrasje civile në bombardimet dje.

Qyteti më i vogël jugor Kherson ka rënë gjithashtu në duart e forcave ruse, thonë zyrtarët lokalë ukrainas.

Presidenti i ShBA-ve, Joe Biden ka ndaluar aeroplanët rusë nga hapësira ajrore e Amerikës.

Në fjalimin e tij për gjendjen e Bashkimit, presidenti amerikan tha: “Putini mund të rrethojë Kievin me tanke, por ai kurrë nuk do të fitojë zemrat dhe shpirtrat e popullit ukrainas”.

Më shumë se 600,000 njerëz janë larguar nga Ukraina deri më tani, thotë OKB.

Boeing dhe ExxonMobil u bënë kompanitë e fundit perëndimore që ndërprenë lidhjet me Rusinë, transmeton Klankosova.tv.