Sipas raportit, të ardhurat e arkëtuara nga Doganat gjatë vitit 2025 janë rritur për 5,2 për qind krahasuar me vitin paraprak, duke tejkaluar 2,1 miliardë euro.
Raporti vlerëson gjithashtu përmirësimin e sistemeve të inteligjencës dhe menaxhimit të rrezikut, pjesëmarrjen në operacionet ndërkombëtare dhe forcimin e kapaciteteve për luftimin e krimit të organizuar.
Me mbështetjen financiare të BE-së, janë siguruar automjete, pajisje mbrojtëse dhe teknologji informative për Sektorin e Kontrollit dhe Hetimeve.
Vlerësim pozitiv merr edhe zbatimi i Strategjisë për Integritet dhe Luftë kundër Korrupsionit 2024–2027, si dhe procesi i digjitalizimit të shërbimeve doganore.
Komisioni Evropian thekson se legjislacioni doganor është në shkallë të lartë i harmonizuar me atë të BE-së, ndërsa janë evidentuar përparime edhe në lehtësimin e tregtisë dhe bashkëpunimin doganor përmes ratifikimit të Protokolleve 5 dhe 6.





