Deklarata e fortë e drejtueses së OSBE-së: Të rinjtë po dhunohen dhe intimidohen, përgjegjësit të japin llogari

Deputetja e Parlamentit Austriak, Dr. Gudrun Kugler, reagoi në lidhje me protestat në Shqipëri. Politikania e lartë është Zëvendëspresidente e Asamblesë Parlamentare të OSBE-së dhe kryetare e grupit të Partisë Popullore në Asamblene Parlamentare.

Ligjvënësja konservatore, një emër i njohur në fushën e të drejtave të njeriut, paralajmëron se dhuna brutale policore është e papranueshme. Po ashtu ajo thotë se të rinjtë po intimidohen, ndërsa përgjegjësit duhet të japin llogari.