Burri nga Gostivari e përvëlon gruan me kafe të nxehtë

Më 15 shtator 2026, rreth orës 23:30, në një fshat të Gostivarit, zyrtarët policorë të Njësisë së Punëve të Brendshme në Gostivar e kanë arrestuar personin me iniciale B.K. (52) nga fshati, pas një denoncimi të mëparshëm nga bashkëshortja e tij 40-vjeçare.

Sipas denoncimit, pas një debati të shkurtër në shtëpinë familjare, 52-vjeçari i ka derdhur kafë të nxehtë mbi bashkëshorten, duke i shkaktuar djegie.

Ai është mbajtur në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të ngrihet kallëzim përkatës.