Kryetari i Lidhjes Shqiptare, Ziadin Sela, ka reaguar pas vendimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së, duke e cilësuar atë si dështim të drejtësisë.
Sela u ka bërë thirrje shqiptarëve që zemërimin ta shndërrojnë në gjykim, qetësi dhe durim, duke theksuar se procesi gjyqësor ende nuk ka përfunduar.
“Luftëtarët e UÇK-së mbrojtën jetën dhe lirinë, ndërsa sakrifica e tyre ishte themeli mbi të cilin u ndërtua shteti i Kosovës”, ka shkruar Sela.
Ai ka theksuar se vendimi duhet të pritet me qetësi, pasi, sipas tij, “fjala e fundit akoma s’është thënë”.
Reagimin e tij Sela e ka përmbyllur me mesazhin: “Liria ka emër!”



