Bullgarët e maqedonisë votojnë / Pendarovski: Do të jap dorëheqje nëse kjo do të ndihmonte për BE

Bullgaria sot voton për zgjedhjet e parakohshme parlamentare për herë të 5 brenda dy viteve pasi që paraprakisht nuk arriti që të krijojë Qeveri. Bullgaret votojnë edhe në Maqedoni, në 7 vendvotime. Për herë të parë këtë vit nuk ka vendvotim në Shtip, ndërsa në Ohër askush nuk është paraqitur në mënyrë elektronike për të votuar, që nuk do të thotë se askush sot nuk do të shkojë në vendvotim.

“Do të zgjidhet, në Ballkan patjetër të zgjidhet. Ballkani është pjesë e Evropës. Por do të vonohet edhe në Maqedoni edhe në Bullgari, gjithkund, duhet tu përshtaten nevojave dhe ligjeve të BE-së. Dhe botës. Patjetër të përmirësohen raportet, luftë si në Ukrainë nuk ndodh askund, tani asi teknike kanë, vdes edhe populli i pafajshëm”.

Tema e Bullgarisë është e rëndësishme edhe për shtetin tonë, posaçërisht pasi që në periudhën e kaluar raportet mes dy vendeve janë në nivel të ulët. Bullgaria po e bllokon përparimin tonë drejt BE-së. Kërkesa e fundit nga ana e tyre është vendosje e bullgarëve në Kushtetutë, gjë që duhet të ndodh për të mos na bllokuar, siç thotë nga Qeveria aktuale, për fillimin e negociatave me BE-në pas përfundimit të procesit të skriningut. Shefi i diplomacisë së vendit, Bujar Osmani, shpreson se do të vazhdojë dialogu me Qeverinë e re në Bullgari.

“Atë që mund ta them është se fakti që nuk kishte Qeveri politike në Bullgari 2 vitet e fundit ishte faktor rëndues. Për shkak se nuk kishte partner politik me të cilin mundeshim të dakordohemi në lidhje me çështjet politike, ndërsa në kushte kur nuk ka Qeveri politike, atëherë elementet konservatore në shoqëri e diktojnë narrativin, kjo na ndodhi neve për fat të keq dhe pikërisht këto elemente radikale i kidnapuan raportet dhe sollën deri te eskalimit i këtyre raporteve”, tha Bujar Osmani, ministër i Punëve të Jashtme.

Edhe presidenti i shteti, Stevo Pendarovski, është i gatshëm që të viktimizojë mandatin e tij me qëllim që vendi të vazhdojë rrugën drejt euro-integrimeve. Ai në intervistë televizive tha se duhet të debatohet me opozitën dhe pa përdorimin e alternativave tjera të fillohet procesi i ndryshimeve kushtetuese.

“Unë do të preferoja që procedura për ndryshim të Kushtetutës të fillojë këtë muaj ose më së voni muajin ardhshëm dhe të përfundojë para gushtit, kur janë pushimet kolektive të organeve shtetërore, para së gjithash të Parlamentit, sepse pastaj ngadalë hyjmë në atmosferë parazgjedhore dhe atmosfera mund të jetë vetëm më e keqe. Nuk do të doja të shoh mënyrë tjetër që të arrijmë deri te 2/3 ose ndryshim të Kushtetutës në lidhje me bullgarët, përveç debatit me opozitën. Nuk di pse do të bindte dikush në mënyrë tjetër me dhënien e parave, privilegjeve. D.m.th. unë nuk mendoj për ndonjë mënyre tjetër ose kombinacion siç e quajnë që ta bëjmë dikë nga opozita aktuale, që ka pozitë të qartë kundër ndryshimeve kushtetuese, për ta ndryshuar mendjen. Nëse shkurtimi i mandatit tim ndihmon shtetin e Maqedonisë që të përparojë në integrimet ose në demokraci, që sot do të jap dorëheqje”, tha presidenti Stevo Pendarovski.

Numri i votuesve të regjistruar në Maqedoni është 169, që përdallim nga zgjedhjet e kaluara është më pak për 20 qytetarë. Por edhe ata që nuk janë paraqitur online për votim, sot munden të votojnë në vendvotimet e hapura.